Ish-trajner me Spanjën, Monacon dhe Granadan e Uzunit, Agim Ademi ka gjetur trajnerin profilin e trajnerit për stolin e Kosovës

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të Primoz Gliha. Federata e Futbollit të Kosovës prej javësh ka nisur punën për të gjetur zëvëndësuesin e tij. Mes shumë kandidatëve, ndër të cilët edhe trajnerët vendas si Ilir Daja dhe Tahir Batatina, FFK duket se ka bërë zgjedhjen e tyre.

Roberto Moreno pritet të jetë trajneri i ri i Kosovës. Presidenti Agim Ademi ka zhvilluar një darkë me spanjollin në Stamboll ku ka diskutuar për emërimin e tij në krye të Dardanëve. Marrëveshja është shumë afër mes palëve dhe së shpejti pritet një njoftim nga Federata.

Moreno ka një CV të pasur teksa kulmin e ka kapur me Kombëtaren e Spanjës të cilën e drejtoi për 10 ndeshje si trajner kryesor pas largimit të Lopeteguit, për të kaluar më pas te Monaco. Sezonin e fundit, Moreno ishte në krye të Granadas së Myrto Uzunit me të cilët ia doli të rikthehej në elitën e futbollit spanjoll, La Liga.

Detyrat e tij të para kanë qenë si zëvëndës-trajner i Barcelonës B, Romës, Celta Vigos, Barcelonës A me Luis Enriquen dhe zv-trajner në Kombëtaren e Spanjës me Lopeteguin.

Related posts

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…

Dikur drejtonte Partizanin, Zoran Zekic drejt firmës me klubin shqiptar

“Nuk nuanca racizmi apo diskriminimi”, shefi i klubit të Burrelit hedh poshtë aludimet nga mediat: Tifozët të mos bien pre e spekulimeve