Ish-sulmuesi i Romës zbarkon në Shqipëri, gati firma me klubin e Superiores

Dinamo është shumë aktive në këtë merkato janari, edhe pse nuk ka bërë deri më tani asnjë zyrtarizim. Bisedimet kanë avancuar dhe kryeqytetasit kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë, Jorgo Meksi, i cili po stërvitet me skuadrën e tij të re në Arbanë. Nga dita në ditë pritet që radhët e lojtarëve në dispozicion të trajnerit Mehmeti të shtohen, pasi Dinamo kërkon të përforcojë edhe mesfushën me sulmin.

Sipas shtypit të shkruar fanellën e bluve do ta veshë në vazhdim edhe një sulmues nga Bregu i Fildishtë. Bëhet fjalë për Mori Bamba, një 21-vjeçar që luan si sulmues anësor në të dy krahët, por edhe si sulmues i dytë. Bamba është rritur futbollistikisht te Roma, ku ka qenë pjesë e 17 dhe 19- vjeçarëve të saj. Ai ka pasur një eksperiencë të shkurtër te Livorno, por edhe te Leiksoesh në Portugali.

Tani ka vendosur që t’a provojë veten në futbollin shqiptar dhe konkretisht me fanellën e 18 herë kampionëve të vendit. Për të fituar një fanellë titullari ai duhet të bindë trajnerin Mehmeti që ta aktivizojë para lojtarëve si, Zabërgja, Vila, Denison dhe ndonjë tjetër. Do të ketë konkurrencë të fortë për afrikanin, por duke pasur parasysh moshën e tij, kjo lëvizje mund t’i shërbejë më shumë të ardhmes.

Related posts

Pas suksesit ndaj Skënderbeut, Partizani “shënjestron” Teutën; një rikthim kënaq Abilaliajn

Roko Vata pranon ftesën për Irlandën, trajneri Hallgrimsson zbulon: Nuk e morëm se po interesohej Shqipëria për të, por sepse…

Tiranës i “shpërndahen pjesët”, dy lojtarë në dyshim ndaj Egnatias, Meta dhe Ismajli kanë mbyllur sezonin