Ish-punonjësi i Apple habit: Ja pse nuk duhet të karikoni iPhone 100%

Një ish-punonjës i Apple ka dhënë disa këshilla të rëndësishmë për të ruajtur sa më gjatë baterinë e telefonit.

Kuptohet që është shumë stresuese kur ju jeni jashtë shtëpisë dhe bateria e telefonit është duke rënë, atëherë kur ju keni më shumë nevojë.

Tyler Morgan, një përdorues i rrjetit social “Tik Tok” ka thënë: “Unë kam punuar për Apple dhe kjo është mënyra se si bateria juaj të zgjasë sa më shumë”

Mos e karikoni 100%, mos e karikoni gjatë natës dhe maksimumi që duhet të karikohet është 80%. Nëse e keni në plan të dilni gjithë ditën, karikoheni 100% por mos e bëni këtë gjë çdo ditë“.

Ka një mënyrë të thjesht se si mund ta ndaloni që telefoni juaj të mos karikohet 100%.

Tyler ka shtuar: “Shkoni tek “settings, battery health” dhe më pas klikoni “charging” dhe aktivizoheni atë. Aty mund të vendosni si limit, 80%.

Morgan vijoi më tej duke dhënë disa këshilla të tjera, si si mund ta shpëtoni baterinë e iPhone.

Fikeni aktivitetin e sfondit. Shkoni tek “general>background app dhe jepini “refresh”. Të gjitha këto aplikacione që janë hapur, mund ta harxhojnë baterinë tuaj shumë shpejt”.

Fikni lajmërimet që merrni nga Instagrami pasi kjo do të bëjë që bateria juaj të zgjasë akoma më shumë”.

“Hiqeni lokacionin për aplikacionet që nuk përdorni por mbani ato më të rëndësishmet”.

Përdoruesi i TikTok ka sugjeruar gjithashtu se duhet të ulni sa më shumë dritën e telefonit, të fikni “Siri” si edhe “Bluetooth”, kur nuk jeni duke e përdorur.

@hitomidocameraroll Let me know how much longer your battery lasts if you do all these…cause I can’t be bothered to do it myself. #savebatterylife #iphone #apple #iphonebattery #battery #iphonehacks #tech #ios #settings ♬ Le Monde – From Talk to Me – Richard Carter

Related posts

Kumështa – Pija që ju ndihmon për një tretje të shpejtë!

Vera e nxehtë dhe temperatura të larta! Ja sa herë në ditë duhet të bëjmë dush

Luftoni ankthin dhe stresin me lulen e sahatit!