“Ish-kreu i SHIK-ut, në krye të pedagogëve”/ Kryeministri plas deklaratën e fortë!

Kryeministri Rama ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, duke zhvlerësuar protestën e pedagogëve.

Ai shprehet se sindikata e tyre drejtohet nga anëtarë të SHIK-ut, duke u shprehur më tej se rritjen e pagës duhet ta harrojnë, por të vijojnë të nxjerrin fonde me anë të projekteve. 

“Nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit as policët e zjarrfikësit.

Ata pedagogët me një të SHIK-ut në krye që kërkojnë rritje page kur jo vetëm u është rritur por më shumë se të tjerët, që përveç qeverisë ua rrit autonomia. Autonomia është përgjegjësi, ata që dalin ta harrojnë rritjen, sepse do e kenë zjarrfikësat dhe pensionistët të parët. Mesazhi im është i thjeshtë, nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit as policët e zjarrfikësit. Jeni me autonomi, do e nxirrni vetë me projekte. Pjesa më e madhe e pedagogëve nuk dalin për të bërë selfie te dera për t’i nxjerrë mediat por janë në mësim”, u shpreh Rama.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…