Ish-konkurrentja që trazoi Përputhen prezanton të dashurin misterioz!

Hyrja e saj në Përputhen u shoqërua me “zhurmë”, fillimisht prej Jasminës, e cila tha se nuk i fliste me gojë, më pas puthja në buzë që në takimin e saj të parë. Fjala është për Sara Malajn, bjondja bukuroshe që para një viti doli çift me Atdheun nga programi i dashurisë.

Lidhja me Atdheun nuk zgjati shumë dhe më pas Sara u duk sikur u shkëput nga televizioni, për t’u rikthyer para një jave në Përputhen. Duke folur për jetën e saj, Sara tha se është e lumtur dhe në një lidhje, pa zbuluar më shumë rreth jetës sentimentale.

Pasi bëri publik lajmin se është në një lidhje, së fundmi Sara ka publikuar një foto me të dashurin misterioz që ia ka mbuluar fytyrën me një emoji zemre. Përveçse muskuloz dhe me mjekër, asgjë tjetër nuk dihet për të dashurin e ish-konkurrentes që siç duket po shijon romancën e re.

Related posts

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)

Çfarë ndodhi?! Arrestohet ish-banori i BBV, ja për çfarë akuzohet ai

Burrat e shtëpisë e dhunuan barbarisht të renë/ Arbana Osmani “shpërthen” ashpër: Burg gjithë jetën!