Ish-konkurrenti i Big Brother dhe ish-konkurrentja e Për’puthen hyjnë në Big Brother VIP!

Meridian Ramçaj dhe Antonela Berisha janë zyrtarisht banorë të Big Brother VIP.

Meridiani ka qenë pjesë e ‘Big Brother 7’. Ai kur është pyetur ka thënë jo , pasi ka qenë njëherë dhe nuk do kishte kuptim. Mesa duket ka ndryshuar mendje.

Antonela, ish-konkurrente e Për’puthen, super e përfolur për trekëndëshin Antonela-Mevlan-Ledjana.

Sot doli nga shtëpia Kledi Hysa dhe në nominim janë Einxhel, Beatrix dhe Beniada.

Nominimet u zhvilluan me një lojë zinxhir, ku Iliri si i preferuar zgjodhi kë do shpëtonte dhe zinxhiri vazhdoi, kështu që ngelën në fund tre vajzat.

Në Top Channel “Big Brother Vip” këtë vit ka zbritur nga “froni” “Portokalli”, duke u bërë emisioni më i shtrenjtë për të reklamuar. Kështu një sekondë para se Reality show të nisë transmetimin kushton 5700 lekë, kurse gjatë transmetimit, 11,000 mijë lekë. “Portokalli” për reklamat që transmetohen para spektaklit kushton 4300 lekë, kurse gjatë transmetimit, 8500 lekë.

Të tretët ndër më të shtrenjtët janë sërish dy emisione të lidhur me “Big Brother VIP”; i pari është “Përmbledhje Ditore e BB VIP” dhe i dyti “Fun Club BB VIP”, ku çdo sekondë gjatë transmetimit paguhet 4600 lekë. Emisioni më i lirë për të reklamuar në ekranin e Top Channel është “Wake Up” kur bëhet fjalë para fillimit të transmetimit me një tarifë 610 lekë/sekondë dhe 1220 gjatë transmetimit.

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)