Ish-kampion bote me Francën, deklarata e ashpër në studio e ish-milanistit: Disa Kombëtare si Shqipëria s’kanë lidhje me Europianin (video)

Ish-futbollisti francez Christophe Dugarry, ka qenë tepër kritik në një deklaratë të dhënë për emisionin “Rothen S’enflamme”, në televizionin francez RMC.

Sipas 51-vjeçarit, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Milanit, Barcelonës, Bordeaux, Marseille dhe Birmingham, janë disa kombëtare, mes të cilave edhe Shqipëria nuk kanë lidhje me kampionatin europian.

“Janë disa përfaqësuese që nuk kanë lidhje me Kampionatin Europian si: “Estoni, Azerbajxhan, Mali i Zi, Lituani, Slloveni, Kazakistan, Moldani, Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Maltë, Kosovë, Kosovë, Andorrë, Armeni”, deklaroi francezi.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit