Ironia therëse e Ylli Manjanit/ “Demokracinë ia dorëzojnë Sudes së radhës dhe i thurin lavde Dan Hutrës”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar ambasadoren Yuri Kim. Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se shteti grek për aksidentin tragjik u ngrit në protesta dhe askush nuk hapi gojën për ta gjykuar, ndërsa në Shqipëri demokracia i është dorëzuar ambasadores.

A ka ende ndonjë shqiptar që ka gojë të shajë grekët?

Me një fërshëllimë u mblodhën dje dhe e dogjën sheshin. Flakë fare e bënë.

Shprehën indinjatë ndaj qeverisë së tyre, pa asnjë kompleks.

Si nuk dëgjojmë një ambasadë të huaj atje të bëjë gëk. As homologu i Sudes nuk ndjehet atje. Ta provojë po të dojë se i këndohet kulifruthi.

Pu pu pu, çdo ti kishin bërë Sudes po të guxonte të bënte këto që bën këtu…

Edhe për atë skenën e çajit do ta kishin masakruar, le pastaj ta lejonin të bënte presion gjykatës për të mos lejuar një parti të regjistrohet në zgjedhje..!

Me thënë të drejtën i dua shumë grekët.

Janë model unik demokracie.

Ndërkohë shqipot demokracinë ja dorëzojnë Sudes së radhës dhe i thurin lavde Dan Hutrës…”, shkruan Manjani.

Related posts

Veshja e Ramës në ditën e votimeve, stilisti i njohur: Krijimi i tij, ngacmim për Berishën

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!

“Nuk është pyetja a do të fitojmë, por sa”/ Rama ironizon Berishën: Politikan i…