Intervista ndryshe, nënat e Brojës, Laçit dhe Strakoshës flasin për djemtë e tyre: I lutemi Zotit të mos na dëmtohen, e vështirë të bësh djalin futbollist

Futbollistët e kombëtares janë kthyer në heronjtë e vërtetë të shqiptarëve, teksa ende jemi me emocionet e fitores 3-0 të kuqezinjve ndaj Çekisë. Tashmë kualifikimi në Gjermani për vitin e ardhshëm është vetëm 1 pikë larg, kur kanë mbetur edhe 2 sfida për t’u luajtur.

E kur jemi tek emocionet, nuk mund të mungojnë as familjarët e futbollistëve. Emisioni “E ardhmja është vajzë” të ftuara kishte nënat e 3 lojtarëve të kombëtares. Nëna e Armando Nrojës, e Thomas Strakoshës dhe e Qazim Laçit. Ata një zëri i luten zotit që djemtë e tyre të mos dëmtohen në asnjë ndeshje dhe të shkëlqejnë me gola dhe pritje çdo që zbresin në fushë.

“Blerina Broja mamaja e Armandos: Që kur Broja nisi futbollin që në moshën 4-vjeç , ne i kemi qëndruar afër, e kemi ndjekur në çdo stërvitje dhe ndeshje. Në shi, borë dhe erë, kemi qenë kudo për të. Për të mbështetur fëmijën s’ka kohë për shoqëri, talentin e tij se zbuloi skuadra e Fulham, teksa më pas luajti për 2 vite te Tottenham. Në çdo ndeshje që Broja luan i lutem zotit fillimisht ‘O Zot ishalla nuk dëmtohet dhe ishalla finalizon çdo aksion me gol’. Dëmtimi i fundit që kaloj Armando ishte vërtet i rëndë, por tashmë e kaloi.

 Adelina Strakosha, mamaja e Thomas: Ka nisur stërvitjen në moshën 5-vjerçare si sulmuesi fillimisht, më pas trajnerët i thanë je më i mirë në portë. Bashkëshorti i tha jo portier se vetëm budallenjt bëhet portier (QESH).. e kishte për syrin e keq. Foto i ka dhënë këshilla se si të mbrojë portën, ndërsa unë kam bërë rolin e psikologes. Unë gjithmonë i thoja ‘Ti do të bëhesh më i mirë se babai jot’. Emocion i veçantë të shikon Thomasin të luaj. Foto është “idhulli” i Thomas. Unë para çdo ndeshje lutem që të dalë shëndosh e mirë nga fusha dhe të mos marë gola.

Nafije Laçi, mamaja e Qazimit: Ka nisur futbollin që në moshën 5-vjeç. Ka qenë bashkëshorti ia që e ka mbështetur Qazimin në rrugën e futbollit. Ka mbaruar shkollën e mesme me rezultate të larta dhe unë kam dashur gjithmonë të fillonte universitetin, por bashkëshorti im këmbënguli që ta bënte futbollist. Fillimisht nuk e dija se çfarë duhet të bëjë një mesfushor, por pasi Qazimi filloi të lunte në këtë pozicion unë e kam kuptuar se për çfarë bëhet fjalë. Të bësh çunin futbollist duhet shumë përkushtim dhe duan një njëri t’iu rrijë nga prapa gjithmonë. Edhe unë si parafolëset i lutem Zotit të mos dëmtohet dhe të shënojë pse jo dhe gol”, kanë deklaruar gjatë emisionit që transmetohet në MCN Tv.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)