“Interi mund ta humbasë derbin në tavolinë”/ Gafa e ish-arbitrit Pieri në transmetim live

Ish-arbitri i njohur italian, Tiziano Pieri, bëri një gafë të rëndë gjatë transmetimit live pas ndeshjes Milan-Inter 0-3, teksa në emisionin “La Giostra del Gol”, në Rai Italia hodhi hipotezën se skuadra e Antonio Kontes mund ta humbiste ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, për shkak se kishte shkelur rregulloren për sa i përket zëvendësimeve.

Pieri pretendoi fillimisht që 5 zëvendësimet e Interit, ishin kryer në 4 ndalesa dhe jo në 3 siç e kërkon rregullorja.

“Me shumë gjasa Interi ka bërë një gabim, ata përdorën një ndalesë shtesë për zëvendësimet. Nëse nuk gaboj. Në minutën e 78-të hyri Darmian së bashku me Galiardinin. Ndalesa e parë.

Në të 79-tën u aktivizua Sançez, ndalesa e dytë. Ndalesa e tretë ishte aktivizimi i Jangut dhe në ndalesën e katërt u fut Vidal. Kjo gjë nuk lejohet. Kështu që Interi mund ta humbë ndeshjen në tavolinë”, u shpreh në emisionin live Pieri.

Më pas ish-arbitri ka kërkuar ndjesë për lapsusin e tij, duke bërë me dije se kishte parë raportin e gabuar të ndeshjes, duke shkruar në “Twitter”.

“Këtë pasdite gjatë transmetimit në emisionin “La Giostra del Gol” lexova një tabelë që raportonte minutat e zëvendësimeve të Interit.  Tabela ishte e gabuar dhe unë e specifikova atë disa minuta më vonë gjatë të njëjtit transmetim. Kërkoj falje për gabimin”, shkroi ish-gjyqtari.

Burimi: Panoranasport.al

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)