Milan Skrinjar po has vështirësi të përshtatet në mbrojtjen me tre të Antonio Kontes, dhe ka raportime se Interi mund ta shesë mbrojtësin e tij me dy klubet e Mançesterit që presin pas derës. 25-vjeçari sllovak u transferua nga Sampdoria tek Interi për shumën e 34 milion eurove verën e 2017.
Skrinjar është nën kontratë me klubin e Interit deri në vitin 2023 dhe zikaltërit kanë refuzur shumë oferta nga Premier Liga për mbojtësin. Gjithsesi Skrinjar po has vështirësi në skemën e Kontes me tre mbrojtësa, dhe Interi mund të mos i refuzojë më ofertat për sllovakun. Skrinjar nuk po kalon një moment të mirë, dhe kjo u pa edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Veronës ku Lazoviç e kaloi në duelin tek për tek ku më pas shënoi edhe gol.
Sipas “Gazzetta dello Sport” Inter po konsideron mundësinë ta shesë Skrinjarin për çmimin e duhur. Më pas paratë nga shitja e mbrojtësit sllovak, do përdoren për të blerë një mbrojtës me karakteristikat që i pëlqejnë Kontes.