81 minuta në fushë dhe 96% pasime të sakta, Asllani merr elozhet pas Feyenoord: Ka filluar të marrë… (FOTO)

Inter

Në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Champions League, Inter mposhti 2-0 Feyenoord në “De Kuip” të Roterdamit. Në ndeshjen ku Kristjan Asllani e nisi titullar, avantazhi erdhi në minutën e 38′ me Thuram. Francezi shënoi me një goditje me të jashtmen pas një asisti të Barella. Goli i dytë u realizua nga Lautaro Martinez në minutën e 50′, ndërsa në të 65′, Zielinski pati mundësinë të vuloste sfidën, por gaboi nga pika e bardhë pas një 11-metërshi të akorduar me ndërhyrjen e VAR. Ndeshja e kthimit do të luhet më 11 mars në “San Siro”.

Pas përfundimit të ndeshjes, portalet dhe mediet në Itali kanë vlerësuar paraqitjen e Kristjan Asllanit, ku bie në sy nota 6.5. “Calciomercato” shkruan: Fillimi paksa hezitues, por më pas ai fillon të marrë përgjegjësinë. Vertikalizimi për Dumfries nuk është i parëndësishëm pas inga aty fillon aksioni i avantazhit. Shkruhej për Kristjan Asllanin.

S

STATISTIKAT E ASLLANIT

96% saktësi pasimesh
50 pasime të sakta
100% dueleve të fituara në tokë, 3/3
100% sukses në 1 VS 1, 1/+
6/8 topa të gjatë të saktë

Lautaro, shënuesi më i mirë në Champions

Lautaro Martinez vazhdon të shkruajë historinë me Inter. Me golin e tij ndaj Feyenoord, kapiteni argjentinas u bë golashënuesi më i mirë i zikaltërve në Champions League/Kupën e Kampionëve, duke arritur kuotën e 18 golave, një më shumë se legjenda Sandro Mazzola. Lautaro gjithashtu vendosi rekordin e tij personal për numrin më të lartë të golave në një edicion të vetëm të Champions, duke shënuar gjashtë herë.

Related posts

Shkëndija i eleminoi, presidenti i Steauas Gigi Becali zbulon vendimin ekstrem: Ekipi u tall me mua, për 4-5 muaj nuk do të…

HISTORIKE/ Shkëndija në turin e tretë të Championsit, rumunët e Steauas mposhten edhe në Bukuresht

“Grupet e Conf.League? Ti marrim gjerat hap pas hapi”, Ilir Daja karikon Dinamon: I kënaqur me rikthimet e Itodos dhe Ditës