Inter ka arritur të fitojë në ditën e sotme përballë ekipit të Ismajlit. Zikaltërit mposhtën klubin e shqiptarit falë kontributit të nëj legjonari tjetër si Kristjan Asllani.
Mesfushori shqiptar “fabrikoi” sërish gol në Itali. Elbasanasi dhuroi asistin e golit të dytë të klubit nga Milano. Holandezi Dumfries kërceu nga toka fort duke goditur me kokë topin e ardhur nga këndorja dhe duke e shndërruar në gol. Korneri u ekzekutua nga Asllani, i cili hyri në fushën e lojës si titullar dhe nuk u ndërrua për asnjë moment.
Ismajli po ashtu e nisis sfidën si titullar, mirëpo Empoli i tij humbi nga Inter 3-1 në “San Siro”. Qendërmbrojtësi nuk mundi dot t’i bëjë ballë furisë së Interit të Inzaghit që i beson ende më fort “yllit” të Kombëtares.
NOTA E ASLLANIT
“Pas një ndeshjeje të vështirë kundër Bolonjës, ja ku vjen një tjetër mundësi nga minuta e parë që shqiptari e shfrytëzon, edhe pse pa impresionuar shumë. Hapa të ndrojtur përpara, edhe sepse Empoli nuk e sulmon aq shumë sa Bologna, dhe ai ka kohë dhe hapësirë për të ngritur kokën dhe për të menduar. Më i sigurt me topin në këmbë dhe aventurier kur sheh mundësinë për të luajtur vertikalisht. Kushdo që priste që t’i dridheshin këmbët, mbeti i zhgënjyer.” Asllani eshte vleresuar me noten 6.
LEXO ME SHUME:“Mbylla çdo rrjet social pas ndeshjes me Milanin”, Asllani flet pas fitores ndaj Venezias: Falënderoj Inzaghin për besimin që më dha
Në fushën e lojës ndaj Venezias ishte i pranishëm edhe mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 63-të nga Frattesi.