Inter-Juventus, gjysmëfinalja e parë e Kupës, Allegri: Kundërshtari ka sulm të fortë

Të martën në mbrëmje, Juventus pret në Allianz Stadium, Interin një ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Para sfidës së parë, në konferencën për shtyp, trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri theksoi se skuadra e tij është mësuar duke luajtur çdo tre ditë ndërsa shtoi se përballë është një skuadër të cilën ai e vlerëson për aspektin sulmues.

“Na pret një ndeshje kundër një skuadre të fortë që vjen pas disa humbjeve dhe do t’i duhet të reagojë. Jemi mësuar të luajmë çdo tre ditë dhe duhet të vazhdojmë në këtë kompeticion për të mbushur ditët edhe në muajin maj, duhet të qëndrojmë në Kupë, Kampionat dhe Europa League.

Bëhet fjalë për një ndeshje gjysmëfinale dhe për Juve-Inter, nuk mund të bëhen parashikime. Duhet të krijojmë kushtet e duhura për të kaluar në finale dhe e rëndësishme është të tregohemi të vëmendshëm në fushë sepse shumë elozhe bëjnë dëm. Inter nuk po kalon një moment të mirë dhe këto skuadra janë të rrezikshme.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit