Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)

Inter

Inter barazon 2-2 me Bayern Munchen në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League dhe, falë fitores në ndeshjen e parë, kualifikohet për në gjysmëfinale, ku pas dy javësh do të përballet me Barcelonën. Pas një pjese të parë mjaft të balancuar, zikaltrit kalojnë në disavantazh në minutën e 52-të, të ndëshkuar nga një goditje me të djathtën e Kane, por reagojnë në mënyrë të jashtëzakonshme dhe përmbysin gjithçka menjëherë me dy gola pas goditjeve nga këndi: fillimisht Lautaro (58’), më pas Pavard (61’). Barazimi i Dier në minutën e 76-të ndryshon rezultatin, por jo thelbin: tani pengesa e vetme drejt Mynihut, vendi ku zhvillohet finalja, është Barcelona.

GOLI I PAVARD DHE FESTA E PARTNERES

Një gol që solli përmbysjen e përkohshme të rezultatit te Inter dhe e bëri të shpërthejë festa në “San Siro”, ku sigurisht, nuk mund të mungonte as e fejuara e tij, modelja shqiptare Kleofina Pnishi. Çifti jeton bashkë prej disa vitesh dhe në verën e kaluar, gjatë pushimeve në lokalitetet e jugut të Shqipërisë, futbollisti francez i propozoi asaj për martesë.

Kleofina nuk i ndahet asnjëherë në ndeshje Pavard dhe kështu ishte edhe në mbrëmjen e të mërkurës, ku ishte e pranishme në stadium për sfidën ndaj Bajernit.
Vetë modelja shqiptare ka publikuar në rrjetet sociale momentet emocionuese të festimeve të çmendura në tribunë ku ishte me familjarët e tjerë të futbollistëve të Interit.

LEXO ME SHUME:Nuk ka premio për ndeshjen me Vorën, Sinan Idrizi ia bën të qartë lojtarëve të Flamurtarit: Duhet të bëjnë ato ndeshje që kanë bërë në të kaluarën;

Related posts

“Këtu është si në Buenos Aires”/ Luciano Vera i tregon Argjentinës jetën dhe objektivat me Tiranën: Duam fitimin e Kupës, mendoj se në qershor do të largohem

“Të luftojë për të sjellë ca lojtarë në ekip”/ Çfarë ndodhi? Ilir Daja nerovz pas barazimit me Teutën: Duhet të mbajë përgjegjësi pastaj edhe për gjërat e tjera

“Është kampionati më i korruptar”/ Tekniku italian “nxin” Superligën në gazetën italiane: Nga skandali me Partizanin, te Safet Giici: Ia gjeni videon në YouTube