“Instalacioni përpara kryeministrisë kushton 4 mln euro, e qaheni për hartën”/ Deputetët e PD-së i përgjigjen Ballës

Deputetët e Partisë Demokratike kanë reaguar ashpër pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sa i takon Reformës Territoriale.

Dhurata Çupi u shpreh se një qëndrim i tillë kur puna e komisionit ende nuk kishte përfunduar, ishte një minim i qartë i këtij procesi.

Çupi shtoi se kjo reformë nuk duhej parë si mundësi për të fituar zgjedhjet në tavolinë dhe shtoi se duhej të kishte një rishikim të hartës territoriale duke marrë parasysh propozimet e bëra nga Partia Demokratike.

“Instalacioni përpara kryeministrisë kushton 4 milionë euro, ndërkohë që qaheni për koston që mund të sillte nje hartë e rishikuar”.

Deklarata e Ballës për mediat:

Ne në grupin parlamentar të PS kemi marrë një informacion nga grupi i ekspertëve që angazhuam. Ekspertët që angazhuam pasi morën në konsideratë të gjitha propozimet e deritanishme, na kanë sugjeruar që mes propozimeve të ardhura, për zvogëlim apo rritje të numrit të mos merren parasysh dhe se harta aktuale është e duhura.

Në këtë kontekst konkluzioni i ekspertëve është që ne t’i qëndrojmë kësaj ndarje territoriale. Qëndrimi ynë është se ndarja me 65 bashki dhe 12 qarqe është më e mira e mundshme.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…