Ingrid Gjoni është një nga emrat më të dashur për fansat që e kanë ndjekur me fanatizëm në karrierën e saj artistike prej 15 vitesh.
Mes arredimit, muzikës dhe familjes, Ingridi i zbuloi të gjitha në programin Fitstation në News24.
Me nostalgji këngëtarja e njohur foli për fillimet dhe sakrificat që duhet të bënte për të mos hequr dorë nga muzika.
“Pesha që kemi mbajtur ne që kemi qenë të parat në botën e televizionit ka qenë më e madhe, ne paragjykoheshim edhe për gjërat më të vogla, ndërkohë që ne inspiroheshim diku tjetër nuk është se ja fusnim nga mendja. Për të qenë i suksesshëm është më e lehtë në ditët e sotme mendoj pasi të gjithë kemi nga një “televizor telefon”, nëse televizioni nuk është synimi yt kryesor ti atë e shfaq me një celular në dorë dhe i ke të gjitha aty për të nxjerrë veten bukur. Në kohën kur e kam nisur unë ka qenë më e vështirë për të bërë gjërat, pavarësisht se unë kam qenë njeri që futesha vetë si natyrë, mjaftonte që të shkoja pas Inisit dhe kisha mbështetje nga të gjithë. Kam patur dhe unë 3-4 vitet e mia derisa sa gjeta veten time pasi isha shumë e vogël, por mbaj mend që kam patur një adoleshencë që e kam kërkuar me zor të qenit pjesë e botës së televizionit. Vetëm se e kemi patur më të vështirë, kur doja të bëja sete fotografie duhet t’i merrja të ardhurat nga familja që të shkoja të bëja atë set, jo vetëm që s’kishte telefon por nuk kishte një agjenci asgjë, ka qenë shumë e vështirë”– u shpreh këngëtarja.