Infektohet me koronavirus deputetja e Partisë Socialiste/ Karantinohet e gjithë familja. Ja si paraqitet gjendja shëndetësore

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është testuar pozitive me COVID-19.

Deputetja njofton se ka kryer testin e koronavirusit pasi kishte konstatuar simptomat e para, ndërsa tani e gjithë familja e saj është karantinuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore “me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë.”

Gjylameti i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë me përpikmëri rregullat si larja e duarve, mbajtja e maskës dhe distanca sociale.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë .

Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tejzgjatura.

Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve.

Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë!

Related posts

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 24 korrik 2024