Incidenti tragjik mëngjesin e sotëm, ky është 53-vjeçari që ndërroi jetë duke fryrë gomën e kamionit (FOTO)

Ditën e sotme në qytetin e Lezhës një incident tragjik me pasojë vdekjen e një 53-vjeçari ka ndodhur pasi ky i fundit po frynte gomën e një kamioni.

53-vjeçari Spas Milloshi raportohet se punonte si gomist pranë një servisi në zonën e Kryqëzimit të Spitenit, dhe se ishte duke fryrë gomën e një kamioni kur ka plasur duke e lënë të vdekur në vend.

Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025