Incidenti te FRD, Krasniqi: I panevojshëm dhe i evitueshëm. Prokuroria ta hetojë e të informojë publikun

Një incident të panevojshëm, të evitueshëm dhe të dëmshëm për Shqipërinë e ka konsideruar analisti Afrim Krasniqi, ndërhyrjen e presidentit Ilir Meta në selinë e FRD-së.Sipas tij në raste të tilla duhet të veprojnë institucionet në mënyrë që të shmangen incidentete e rënda në fushatë.

“Duhet të veprojnë insitutcionet, nëse nuk veprojnë në raste të tilla imagjino nëse na ndodhin incidente të rënda në fushatë. Nuk është veprim presidencial dhe nuk është as funksion i presidentit të shkojë kur ka incidente dhe nuk është këshillë e mirë e atij që e ka këshilluar për të shkuar. Ajo që bëri mekanzimta dhe ligjërimi janë të papranueshme”.

Për Krasniqin shkresa e Bashkisë ëpr FRD është e paligjshme dhe krejtësisht për qëllime elektorale.

“Shkresa e bashkisë e adresuar FRD-së me dy argumentet është e pasaktë dhe akt provokativ dhe e paligjshme. Kemi një sërë paligjshëmrish dhe e habitshme si policia ndërhyn në një operacion që është i paligjshëm. Kemi të bëjmë me një akt poltik të bërë me nxitim dhe bëhet për qëllime elektorlae. Pati një fund që solli i një dëm imazhit të Shqipërisë. Akti i bashkisë së Tiranës është politike dhe nga incident zyrash po kthehet në incident politik”.

Në këto kushte thekson ai duhet të veprojë prokuroria, pasi nuk janë partitë ato që marrin kompetenca administrative.

“Nga incident zyrash po kthehet në incident politik dhe kjo është tipike për mënyrën si i trajtojmë konfliktet, në momentin që Meta u përfshi oficerët e prokurorisë duhet të ndërhynin për të bërë hetime dhe të na jeppnin një qëndrim zyrtar. Nuk janë partitë ato që marrin kompetencat e bashkisë dhe nuk mund të bëjnë partitë interpretimin e akteve administrative. Shteti nuk ndërhyn në selitë e partive”.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij