Incidenti në Ditën e Verës, çfarë ndodhi në Elbasan

Dita e Verës në Elbasan u shënua nga një përplasje fizike mes disa personave që gjendeshin në sheshin e qytetit. Gazetari Fatos Salliu ka raportuar se ngjarja ka ndodhur pasi në qytet kanë mbërritur në të njëjtën kohë për të uruar për festën lideri i demokratëve, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama.

“Sapo ka mbërritur kryeministri në bulevardin kryesor është regjistruar një incident mes qytetarëve pasi një grup ka bërtitur “Rama ik” ndërkohë që pjesa tjetër që shoqëronte kryeministrin kanë reaguar dhe në një moment ka qenë gati për të degjeneruar edhe në një konflikt fizik. Megjithatë kryeministri ka vazhduar në bulevard dhe ka dhënë një intervistë. Ai tha mes të tjerash që ndodhet në Elbasan për një festë që i bashkon njerëzit dhe është pa dallime partiake dhe nuk e konsideron Bashën si armik”, tha Salliu.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama e ka quajtur si një shfaqje të shëmtuar të opozitës atë që ndodhi në Elbasan. Nga ana tjetër, kryedemokrati Basha tha se Rama provokoi pasi erdhi në Elbasan i shoqëruar me banda.

REAGIMI

Deklaratë për shtyp e Departamentit për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe Komuniteteve Fetare të Partisë Demokratike Elbasan.

Shprehim shqetësimin e thellë për ngjarjen e ditës së dielë, në Ditën e Verës, ku persona të njohur dhe me frymëzim politik, shkaktuan një incident të rëndë dhe dhunë.

Qyteti i Elbasanit nuk ka asnjë lidhje me këto ngjarje. Nuk është në vlerat dhe në traditën tonë.Qytetarët e Elbasanit duan paqe dhe bashkëjetesë, dhe e refuzojnë dhunën.

Elbasani pret nga politika projekte zhvillimi dhe shërbim ndaj njerëzve, ndaj banorëve, ndaj atyre në vështirësi e pamundësi.Qytetarët e Elbasanit presin nga politika të distancohet nga akte te tillë, dhe nga drejtësia të zbatojë ligjin.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025