Incident tragjik! Gjyqtari godet me thikë një futbollist gjatë një ndeshje në Argjentinë (VIDEO)

Një gjyqtar raportohet se ka goditur me thikë një futbollist gjatë një ndeshje të grupmoshave në Argjentinë, në një përleshje që bëri që lojtari të shkojë në spital me një mushkëri të çarë.

Gjyqtari Remigio Armoa raportohet se është arrestuar pasi goditi me thikë një lojtar gjatë një ndeshje në provincën e Misiones.

Ky incident tragjik ka ndodhur pas një përleshjeje që ndodhi mes lojtarëve të të dyja ekipeve, duke përfshirë edhe gjyqtarin.

Armoa më pas nxori thikën dhe goditi njërin prej lojtarëve në gjoks. Viktima u rrëzua në fushë dhe më pas u nxor nga fusha me ndihmën e bashkëlojtarëve.

Viktima, i identifikuar si Kevin A. nga mediat lokale, pësoi një shpim në mushkëri si pasojë e këtij sulmi.

Sidoqoftë, falë ndërhyrjes në kohë të ekipit mjekësor ai tanimë është jashtë rrezikut për jetën. Imazhet e publikuara më vonë treguan atë duke vazhduar procesin e rikuperimit në spital, me një fashë në anën e majtë të gjoksit.

“Kevin është mrekullisht gjallë. Për familjen, është një moment mjaft delikat pasi ai është Messi i familjes. Ai është një djalosh që e ka dhuratë nga Zoti talentin për futboll”, ka thënë xhaxhai i tij.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!