Inceneratori i Elbasanit, shpallet në kërkim ndërkombëtar Mirel Mërtiri

SPAK ka lëshuar një urdhër-arrest ditën e sotme për biznesmenin Mirel Mërtiri. Ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorëve.

Ndërkohë, pak ditë më parë, 14 muaj nga shpallja në kërkim, Stela Gugallja u zbulua se ndodhej në Austri.Kjo e fundit ka qenë vetë aksionerja e kompanive që ndërtuan incineratorin e Fierit dhe të Elbasanit. Pas marrjes së njoftimit, SPAK ka kërkuar ekstradimin, teksa avokatët kundërshtojnë kthimin e saj në Shqipëri.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme e akuzoi zyrtarisht Mërtirin për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit më 15 nëntor të vitit të kaluar.

“Shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” kryer në bashkëpunim dhe “pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, thuhej në aktakuzën e SPAK.

Aktualisht Prokuroria e Posaçme ka lënë në burg për aferën e incenetarorëve ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025