Deputetet e PD-së, Flutura Açka dhe Ina Zhupa, janë përfshirë në një debat në distancë.
Zhupa pretendon se po minohet puna e Komisionit te Edukimit dhe për këtë, ndërmjet të tjerëve, akuzon edhe kryetaren e komisionit, Flutura Açka.
“Dakortësi për kufizim kohe vetem nje ore mbledhja edhe mospjesmarrje të Ministres së Kultures kur diskutohet marreveshje nderkombetare per ikonat.
Kjo vendimarrje është bërë nga kryesia e komisionit përkatësisht kryetare Flutura Açka, nënkryetar Petro Koçi, sekretar Besjan Ajazi me dakortësi sipas njoftimit zyrtar.
Komisioni i edukimit ka për të diskutuar marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për rikthimin e ikonave të trafikuara në vendin e tyre të origjinës.
Së pari nuk ka ndodhur kurrë që ministri përgjegjës mos të paraqitet pa asnjë arsye kur diskutohet një marrëveshje ndërkombëtare, ku vetë është autoritet firmëtar. Zv Ministrja nuk është e votuar nga kuvendi dhe nuk shkarkohet nga kuvendi.
Së dyti nuk ka ndodhur kurrë që pa u diskutuar me anëtarët e komisionit dhe marrë mirëkuptimin e gjithë anëtarëve, të vendoset diskutimi i një projektligji, marrevëshje ndërkombëtare me kohë të kufizuar vetëm 1 orë. Nje mbledhe kur s’ka diskutime mund të zgjas edhe më pak por nuk paracaktohet asnjëherë në këtë formë arbitrare”, shkruan ndër të tjera Zhupa në rrjete sociale.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetes dhe kryetares së komisionit, Flutura Açka, e cila po nga rrjetet sociale, shkruan se Ina ka dalë nga shina.
“Tani po, kam arsye te mendoj se po përdoresh, vajzë!
Orët e Komisioneve, pavarësisht përcaktimit të orarit, kanë zgjatur pafund. Shembull është mbledhja para nj? jave kür u kapërcye çdo kohë normale që merr miratimi i kalendarit dhe të dëgjesës për zgjedhjen e anëtarit të KDRTSh-së.
Për fat, gjithçka regjistrohet, dhe qytetarët gjykojnë nga ajo që shohin dhe jo nga ajo që shpifet nga kamikazët politikë të trojeve tona, të përbaltura nga baltatriçja e shkollës politike shqiptare, ku kam refuzuar të eci qysh në krye të betimit para shqiptarëve”, kundërpërgjigjet Açka.
Sipas saj, nuk ka ndodhur kurrë të kufizohet ndonjë deputet ndonjëherë në Komisionin që drejtoj unë. Dhe as ka për të ndodhur ndonjëherë.
“Çështja është se ‘Ina-pa shina’ ka ngatërruar armikun e vërtetë, se ashtu i intereson. Miqtë m? kanë paralajmëruar për këtë ditë.
Unë këtë vajzë nga “ngatërrimi i armikut” nuk e shëroj dot, se Komisioni për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik nuk është ambulator.
Kot lodhet. Zoti Berisha e ka me sy të mirë, gjithsesi. Duhet t’i ruajë energjitë për revoltat tona të afër ta kur pushteti të vendosë të shtyjnë Sahatin e Tiranës nga ngulfatja që i është bërë nga ndërtimet rrotull tij.
Kjo është beteja jonë e përbashkët ku e ftoj, të bëjmë opozitë të vërtetë, jo kinse me kolegët.
Kjo është e para dhe e fundit herë që merrem me një koleg, një kolege, në rastin e saj, dhe u kërkoj ndjes? drmokratëve për këtë shpjegim publik.
E kam thënë hapur në Komision, dhe po e them sërish publikisht. Jo ‘Ina-pa shina’, por as Zoti vetë nuk më p?rbalt dot.
Nuk më shesin dot moral për ikona e ikonëri, njerëz që e lan? Shqipërinë, zemrën e Tiranës, pa histori”, përfundon reagimin Açka.