Iliri dhe Arjola “fusin në mes” Monikën, kunja pafund në postimet e tyre (FOTO)

Monika Lubonja, Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri krijuan një raport mjaft të mirë shoqëror gjatë qëndrimit në Big Brother Vip, por gjërat ndryshuan shumë shpejt kur treshja doli jashtë shtëpisë. Fillimisht u vu re një krisje në miqësinë e Monikës me Ilirin, ndërsa tani edhe me Arjolën.

Sigurisht që prishja e miqësisë do të shoqërohej edhe me thumba në rrjetet sociale. Kështu, Monika i është përgjigjur Ilirit dhe Arjolës me disa vargje të poezisë ‘Bota plot me njerëz bosh’ të Dritëro Agollit: “Njerëz plot nëpër dyqane, njerëz plot në çdo qosh. Njerëz plot nëpër urbane, bota plot me njerëz bosh”.

Më herët, Arjola publikoi një foto kur ishte brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’. “Hej Subhanallah o yll bote. Çuditem si nuk zura mend. Ma the po kujt ja the!”, shkroi ajo duke iu drejtuar Ilirit. Kjo u pa si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj ish mikeshës së saj teksa shtoi “Ja unë veç ja paskam shit shpirtin shejtanit”.

Iliri ripostoi postimin e Arjolës ku si mbishkrim i vendosi shprehjen që disa ditë më parë thumboi Monikën. “A ke pleh me shit”.

Related posts

Të dy të shtrirë në krevat, Gjesti i rrëfehet Eglit: “Diçka po më ndodh me ty…” (VIDEO)

G Bani i bën Valbonës kërkesën e pazakontë: “Ma jep pak këmbën të ta…” (VIDEO)

Banori i BBVIP habit me rrëfimin e tij/ “5 çuna më lanë në rrugë me kockat e thyera”