Ilir Shaqiri thyen heshtjen: Ja pse nuk ishte Sabiani në dasmën time/ Donaldin nuk e ftova

Fituesi i Big Brother Vip, Ilir Shaqiri, ka folur sot në “Wake Up” për herë të parë rreth dasmës së tij me Emanuelën që u zhvillua këtë fundjavë. Ai tregoi më shumë detaje për listën e të ftuarve, ku në sy ra mungesa e Sabianit.

“Ka pasur mungesa shumë. Kishte njerëz që kishin punë nuk vinin dot. Siç nuk erdhën miqtë e mi që janë në Itali, Kledi, Dori e të tjerë. Ftesa është bërë në fillim për 4 qershor, por u përshpejtua për tani, e prandaj kishte edhe mospërputhje me datat.
Sabi e ka marrë ftesën i pari si shumë të tjerë që ishin familjarë të “Big Brother”. Ka pasur punë dhe unë e mirëkuptoj. Falë punës jetojmë. Ndoshta edhe unë ndonjë ditë nëse do jem i ftuar në një dasmë nuk mund të shkoj dhe dua të më mirëkuptojë”, tha Iliri.

Ndërsa i ngacmuar nga Isli nëse e kishte ftuar Donaldin, Iliri tha shkurt që “nuk e ftova”.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!