“Starti i 2026 nuk ishte ai që prisnim”/ Daja flet hapur, por mbetet optimist për të ardhmen e Dinamos: Jemi brenda objektivave

Ilir Daja

Ilir Daja, ka theksuar se ekipi i tij ishte ndëshkuar përballë Egnatias vetëm nga ajo situatë e minutave të fundit, e ndikuar edhe nga problemet me dëmtimet e mungesat që kanë blutë.

“Duhet të jemi më cinikë se edhe sot kishim rastet tona, por për pasin e fundit, nuk ishim efikas, qoftë në pjesën e parë, qoftë në të dytën. Me kontingjentin në dispozicion, ndërrimet ishin të detyruara, Guindo dhe Dita kërkuan ndërrim të detyruar. Futëm në lojë Lorran në një pozicion si mesfushor qendre se Qardaku ishte me katër kartonë dhe Beqja nuk është rikuperuar. Ajo që i duhet Dinamos është që të jemi me të qetë, pavarësisht trysnisë së rezultateve që nuk kemi marrë. Por duhet të kthejmë qetësinë dhe të jemi më cinik për rastet që krijojmë, qoftë për finalizim, qoftë për pasimin e fundit.

Por kemi bërë lojë goxha të mirë përballe ekipit më të mirë të Superiores, ndërrimet ishin në pozicion jonatyral. Nuk po flas për vlerë se nuk ul lojtarët e mi. Por ndërrimet në pozicione natyrale bënë që për ata të kishte freski ekipi pa prishur manovrën, gjë që për ne ishte më e zorshme për shkak të mungesave që kemi.

Sa i përket vazhdimësisë, jemi brenda objektivave tona si klub, sigurisht nuk e kishim menduar këtë start në 2026.  Por ajo që na jep besim është që edhe kundër Egnatias që e theksova që përveçse kampion është padiskutim ekipi më i mirë i Superiores, luajtëm si të barabartë përveçse na dënoi ai goli i minutave të fundit me forcat që kishim në dispozicion”, tha Daja për RTSH pas ndeshjes.

Related posts

“Golin e kërkuam dhe e merituam”/ Edlir Tetova i jep merita lojtarëve: Pjesa e dytë foli për Egnatian

Dramë në fund! Rodriguez e bë sefte me Egnatian, Dinamo zhytet në krizë

Jo vetëm Xhixha, dy titullarë të tjerë priten të mungojnë ndaj Teutës