“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

Ilir Daja

Ilir Daja, foli pas triumfit 4 me 1, që skuadra e tij arriti në “Air Albania” ndaj Elbasanit. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, tekniku kryeqytetas u shpreh:

“Unë do të thoja që kthimi i entuziazmit ishte që në Shkodër, pavarësisht se morëm 1 pikë. Ndryshoi fryma e grupit. Na mungonin fytyrat e qeshura edhe në pankinë. Sot kemi bërë të njëjtën gjë. Edhe përballë një Elbasani tepër të fortë, është me meritë atje ku është, kur ke këtë lloj dëshire dhe sakrificë çdo gjë mund të arrihet. Do ta klasifikoja një hap të mirë, pas pushimit për ndeshjet e Kombëtares.

Si rrallë herë, pata një komunikim me tone të ulta. Pavarësisht se pësuam gol në minutën e tretë, në pjesën tjetër kemi bërë mirë. Tentuam që me kthjelltësi të vazhdonim atë që kishim bërë në pjesën e parë dhe të rregullonim disa gjëra. Kërkuam që dyluftimet të ishin më të forta.

Berisha ishte ndërrim i detyruar. Vazhdoi edhe 5 minuta nga pjesa e dytë, sepse nuk ishte gati Guindo. Në fund fare tha që bëra gabim që reagova ashtu. Në një aksion që Berisha mori topin nuk ishte në gjendje, kishte kontraktim të fortë, nesër do të bëhet ekzaminimi mjekësor. Nuk e kuptova reagimin, përtej dëshirës. Berisha na duhet edhe për ndeshjet e tjera, reagimin nuk e kuptoi as vetë ai, jo unë, pasi i kishim thënë në pushim që do luante edhe 5 minuta.

Ishte dozë e shtuar emocionale, pësimi i golit në minutat e para. Humbëm manovrën, për të reaguar mbas disavantazhit. Dihet që edhe Berisha edhe Bregu luajnë në krahun e majtë. Donim të fusnim në lojë edhe Berishën, sepse Bregu është mësuar të lëvizë në pozicione të ndryshme”, deklaroi Ilir Daja.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit

“Me frena në pjesën e parë”/ Strategjia që mposhti Partizanin, Martini shpjegon lëvizjet kyçe: Nuk doja…