Ilir Daja drejt transferimit te Tirana?! Vendimi i fundit vulos gjithçka (ZYRTARE)

Ilir Daja

Ilir Daja

Tashmë është gjithçka zyrtare. FC Ballkani dhe Ilir Daja do të vazhdojnë rrugëtimin së bashku. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare. Me përfundimin e kampionatit, u përfol se Ilir Daja mund të merrte drejtimin e Tiranës, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

POSTIMI I BALLKANIT

“Ashtu siç kemi bërë të ditur në fund të muajit shkurt, profesor Ilir Daja do të jetë pjesë e jona, së paku edhe për dy vjet. Të gjitha planet e klubit për këtë periudhë kohore, lidhen me projektin e përbashkët me trajnerin tonë. Çdo formë tjetër që po merr jehonë në media, mbetet thjeshtë spekulim, me qëllime dashakeqe ndaj klubit”

Ilir Daja shkroi historinë e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare, duke e dërguar dy herë radhazi Ballkanin në fazën e grupeve të Conference League. Këtë sezon, ai e fitoi titullin e tretë radhazi të kampionit dhe e fitoi Kupën e Kosovës, trofeu i vetëm që i mungonte klubit.

Related posts

Etapa

“Giro d’Italia”, gazetari ironizon me aktivitetin: Me 8 milionë euro të paguara nga taksat e qytetarëve, bllokojmë…

Skënder Gega

“E tashmja mbaroi, të mendojmë për të ardhmen”, Skënder Gega pranon rotacionin ndaj Dinamos: Do na shërbejë të fitojmë lojtarë, do ti japim shans…

Bintsuka

Lë në “baltë” Partizanin, futbollisti refuzon të rinovojë kontratën