Ilir Daja “BOSHATIS” Superioren, kërkon dy lojtarë për Ballkanin

Ilir Daja ia doli të shpallej sërish kampion në Kosovë me skuadrën e Ballkanit dhe tani do të nisë sërish një rrugëtim në Europë duke filluar nga kualifikueset e Champions League. Objektivi është të përsëritet një tjetër sukses historik si ai i këtij sezoni ku ishin pjesë e grupeve të Conference League. Për ta bërë këtë, klubi synon të përforcojë organikën e skuadrës.

Lista nuk është shumë e gjatë pasi Ballkani është thuajse i konsoliduar me yje por pozita e sulmuesit anësor dhe një mesfushor qendror janë prioritet për ekipin nga Suhareka. Ilir Daja duket se ka gjetur dyshen e tij dhe vijnë pikërisht nga kampionati shqiptar.

Fjoart Jonuzi dhe Liridon Latifi, dy lojtarët e Vllaznisë, janë emrat e piketuar nga Ballkani. Futbollistët kanë përfunduar kontratën dhe janë të lirë të bëjnë zgjedhjen e tyre por marrëveshja me kampionët dardanë është shumë pranë.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)