Idriz Batha është rikthyer në formën e tij më të mirë. Mesfushori i Flamurtarit po merr minuta të rëndësishme në kampionat. Në fakt, fillimi i sezonit ishte me probleme për 32-vjecarin pas shumë problemeve fizike që shfaqi, por tani lojtari ka rikuperuar energjitë dhe po i jep një dorë të rëndësishme ekipit vlonjat në arritjen e objektivave. Pas ndeshjes kundër Besës, Idriz Batha u shpreh se të ardhmen e sheh te ekipi i Flamurtarit.
“Padiskutim që do jem pjesë e Flamurtarit. Nga ana personale kisha një dëmtim të rëndë që zgjati goxha, jam i lumtur që jam kthyer, sigurisht mendoj që më eksperiencën time ndihmoj pak në fushën e lojës por që padiskutim edhe pa mua ekipi ka bërë mirë. Por si të thuash kemi 24 lojtarë në ekip, kemi një ekip me përbërje të mirë dhe na lejon që lojtarët e dëmtuar të zëvendësohen.”
Idriz Batha ishte autori i golit të tretë në takimin kundër Besës. Një realizim kryevepër nga mesfushori që sipas tij nuk ishte vetëm aftësia individuale e tij, por edhe pjesë e fatit.
“Të jem i sinqertë nuk kam parë daljen e portierit, thjesht tentova të gjuaja me aq fuqi sa më kishin mbetur në atë minutë lojës, sigurisht është dhe pjesë e fatit që topi të shkojë në atë mënyrë edhe në atë kënd të portës.Mendoj që e kishim siguruar fitoren në atë moment por që gjithsesi, faleminderit zotit për atë dhuratë.”
1 comment
Comments are closed
Add Comment