Ideja për të hapur podcastin personal, Edi Rama ka kopjuar ish-diktatorin Hugo Chavez (video)

Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka publikuar episodin e parë të podcastit ‘Flasim’, një platformë e re që ka zgjedhur për të ftuar personazhe të ndryshëm si dhe për të komunikuar me qytetarët.

Të ftuarit e kryeministrit ishin shtatë kampionët e sportit, Luiza Gega, Briken Calja, Erkand Qerimaj, Alban Beqiri, Majalinda Kelemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilët pak ditë më parë morën gradën Kolonel.

Ndërsa bisedoi me ta për më shumë se dy orë në Facebook, Rama na riktheu në vitin 1999, ku njësoj si kryeministri, edhe ish-lideri komunist i Venezuelës, Hugo Chavez nisi një program televiziv me protagonist të titulluar ‘Aló Presidente’.

Njësoj si nisma e Ramës, ky program transmetohej në fundjavë duke filluar nga ora 11:00. m., koha lokale e Venezuelës, por nuk kishte një kohë të paracaktuar përfundimi.

Fillimisht, aspekti kryesor i programit ishte mundësia që iu dha shikuesve për të ndërhyrë në transmetim përmes telefonatave për të biseduar drejtpërdrejt me Presidentin e Republikës, por në edicionet e mëvonshme ky aspekt i programit humbi rëndësinë dhe “Alo Presidente’ u kthye si vendi kryesor për të shpallur masat politike të qeverisë.

Një nga edicionet e tij më të famshme ishte puntata ku shfaqeshin dy ish-liderët komunistë të Amerikës Latine, ‘moderatori’ ish-lideri i Venezuelës, Hugo Chavez dhe Fidel Castro ish-presidenti i Kubës.

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez vdiq nga kanceri në moshën 58 vjeçare.Ai ishte një udhëheqës populist e autokrat në vendin e tij dhe kritik i hapur i Shteteve të Bashkuara./

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë