Ibrahimovic u rikthye në fushë pas 280 ditësh, suedezi nuk njeh limite: Do të vazhdoj të luaj edhe disa vite…

Ibrahimovic para katër ditësh e kishte servirur “mezen”: “Unë e solla dritën”. Pas disa minutave kundër Atalantës, çka solli rikthimin e tij në fushë, nëntë muaj pas herës së fundit, sulmuesi suedez ka folur për të tashmen dhe gjithashtu për të ardhmen, duke shtuar fjalë të tjera nga ato që i tha “në të nxehtë”, pas ndeshjes kundër bergamaskëve.

“Përjetova një emocion të madh. Prej një viti e dy muajsh nuk isha në gjendje të luaja futboll siç doja, nuk isha mirë dhe nuk mund të bëja atë që doja, – tha ai për “Sport Mediaset”. – Isha shumë i rënduar psikologjikisht, si për atë që ndodhi me Mino Raiolën, ashtu edhe për kushtet e mia fizike. Është shumë bukur të jem në fushë tani. Që kur u ktheva në skuadër, kam qenë i sigurt se mund të bëja ndryshimin.

Nuk ishte një moment i lumtur kur u ktheva, por në tri-katër ndeshjet e fundit ne kemi luajtur shumë mirë, kam parë shumë uri te Milan edhe në stërvitje. Përherë iu kam thënë bashkëlojtarëve: Mos ndaloni, sepse një disfatë nuk mjafton për të vënë gjithçka në pikëpyetje”.

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit