I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Këngëtarja e famshme, Katy Perry, ka përjetuar një moment të sikletshëm gjatë koncertit të saj të fundit në Las Vegas. Por ishte reagimi i saj me shumë humor dhe profesionalizëm që e ktheu incidentin në një ndër pikat më të përfolura të natës.

Ylli i muzikës po performonte hitin e saj “Part of Me” nga viti 2010, e në një moment reçipetat metalike që kishte veshur u thyen në pjesën e pasme teksa ajo lëvizte në skenë. Reagimi i këngëtares ishte i menjëhershëm dhe plot ironi:

“Oh, reçipetat e mia po bien!”, bërtiti Perry gjatë performancës, duke mos ndaluar kërcimin.

Një prej anëtarëve të stafit u ngjit menjëherë në skenë për t’a ndihmuar dhe për t’i rregulluar pjesën e prishur të veshjes.

“Patrick, më vish përsëri reçipetat!”, tha Katy me të qeshur.

Në një koment që shkaktoi të qeshura dhe duartrokitje nga publiku, Perry shtoi: “Nuk keni paguar mjaftueshëm për të më parë lakuriq!”

Spektakli vazhdoi pa asnjë pengesë të mëtejshme, duke treguar edhe një herë përkushtimin dhe profesionalizmin e yllit të muzikës pop, e cila është aktualisht në turin “Lifetimes Tour”.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!

E TURPSHME në “Ferma VIP”/ Big Mama pështyn dhe ofendon serbisht Albën (VIDEO)