I vërshëllyer nga tifozët dhe i lodhur me projektin “dështues” të PSG: në Barcelonë presin Messin

Marrëdhënia mes Lionel Messi dhe PSG është në nivelin më të ulët historik. Një divorc në fund të sezonit, në këtë pikë, nuk është aspak i pamundur. Eliminimi në 1/8 e Champions përkeqësoi bashkëjetesën mes yjeve të klubit parisien. E humbja në shtëpi në Ligue 1 ndaj Rennes, sado pa dhimbje në renditje, është sinjali i qartë se dicka në mekanizëm është thyer. Trajneri Galtier është i destinuar të shkarkohet për shkak se nuk ka qenë në gjendje të përballojë një dhomë zhveshjeje që është gjithnjë e më e ngjashme me një fuçi baruti. Por Lionel Messi, zakonisht më pak në sy të stuhisë se disa nga shokët e tij të skuadrës, këtë herë u shënjestrua nga tifozët që e fishkëllyen.

Kontrata e Pleshtit është gati të skadojë në qershor. E optimizmi i muajve të fundit te drejtuesit e PSG për rinovimin po zbehet. Ditët e fundit është folur për një sherr të fortë mes Messi dhe Galtier, me argjentinasin që braktisi edhe stërvitjen. Thashethemet e merkatos, ndërkohë, po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse. Kampioni i botës argjentinas është i ndarë në dy fronte. Barcelona do ta përqafonte menjëherë Pleshtin, por thesari i ofruar nga Arabia Saudite nuk mund të anashkalohet.

Shifrat që qarkullojnë janë astronomike, 600 milionë euro nga sauditët për 2 vite kontratë. E megjithatë, situata e Lionel Messi nuk kaloi pa u vënë re në Barcelonë. E pas fitores në El Clasico ndaj Real, Sergi Roberto u zbërthye: “Nuk është bukur që një lojtar i tillë të trajtohet kështu. Ai është një futbollist spektakolar. Nuk duam të flasim shumë… por kush nuk është gati për kthimin e Leos? Ne lojtarët po e presim me krahë hapur”.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)