“I tregoi botës të vertetën për krimet e Serbisë mbi shqiptarët!” Basha vazhdon turin në Washington, takon ambasadorin Walker

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar disa personazhe të rëndësishëm.

Së fundmi Basha është takuar edhe me ambasadorin Willian Walker, ish-shef i Verifikimit në Kosovë.

Në një postim në “Facebook” ai shkruan se është takuar me personin që i tregoi mbarë botës për krimet e Serbisë mbi civilët shqiptarë të pafajshëm.

POSTIMI I PLOTË

Kënaqësi e vecantë për mua të takoja Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit të Verifikimit në Kosovë që i tregoi mbarë botës të vërtetën për krimet e Serbisë mbi civilët e pafajshëm shqiptarë.

Ambasadori William Walker, duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, solli ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për krimet dhe genocidin që po kryente Serbia në Kosovë.

Ne shqiptarët jemi mirënjohës dhe me fat që kemi miq të tillë si Ambasadori Walker. Gjatë takimit më tregoi se i ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë e Shqipëri dhe se beson në mundësitë që dy vendet kanë për të ecur përpara në rrugën e zhvillimit dhe integrimit. Falemnderit Ambasador Walker

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë