I tha se Bora e bëri të famshëm, Einxhel Shkira ironizon sërish Donaldin!

Gjatë qëndrimit në Big Brother Vip debate mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshaj percipitoi në momentin kur ajo i tha Donaldit që është bërë i famshëm nga Bora Zemani. Tani nuk është habi që moderatorja vijon thumbimet dhe ironitë ndaj Donaldit dhe të tilla kanë qenë edhe dy statuset e fundit të saj në rrjetet sociale.

Në Instagram Einxhel ka shkruar:
“Sa më pëlqejnë ato moderatoret që në 12917 puntata flasin vetëm për vete. Ky është stili i moderimit ‘a doni më për Belulin’.”

Ky reagim vjen pasi Donaldi zbuloi se një nga skeçet e fundit të programit e ka realizuar në studion e ‘Për’puthen’. E po ashtu thuajse në cdo puntatë të “më Lër të flas” emri i Borës del në skenë qoftë nga binjakët, qoftë nga të ftuarit e tyre.

Ndërkohë kujtojmë që edhe më herët Einxhel ironizonte programin e vëllezërve Veshaj duke shkruar në Twitter:
“Ka patur jetë dhe para tetorit 2021… Të paktën për mua po iher.”

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)