“I tha ambasadores na ka vendosur përgjues”/ Basha i përgjigjet Berishës: E trishtueshme kur dëgjoj sa poshtë ke rënë! Asnjë mashtrim nuk…

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga Sali Berisha gjatë foltores së organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas.

“E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale“, shkruan Basha në një postim në “Twitter”.

Ish-kryeministri Berisha tha se burime amerikane i kishin bërë me dije se Basha i kërkonte ambasadores Yuri Kim që të bisedonin jashtë zyrës pasi dyshonte se Berisha kishte vendosur përgjues.

DEKLARATA E BERISHËS

Burime tërësisht amerikane dhe zyrtare më informonin mua se ky, i thotë ambasadores: Të dalim nga zyra se kemi regjistrues nga Berisha, më ka futur regjistrues Berisha dhe të bisedojmë jashtë. A mund të imagjinoni një gjë të tillë?

Related posts

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

Kapteri i Erion Veliajt! Ja kush është Fatmiri në përgjimet

“Luftojmë kundër tre gjigandëve…”/ Kujt po i dërgon mesazh “misterioz” Arben Ahmetaj?!