I shtruar disa herë në spitalin psikiatrik, kush është djali që masakroi nënën në Pogradec/ FOTO

Olsi Çekiçi, 44 vjeç, qëlloi sot në orët e pasdites disa herë për vdekje me thikë në banesën nënën e tij Feride Çekici. Ky është versioni zyrtar i Policisë së Pogradecit, për ngjarjen tronditëse.

Çekiçi, në foton e mëposhtme, mësohet se është me precedent të mëparshëm penal, i dënuar për drogë.

Ky i fundit vuan edhe nga shëndeti mendor. Para disa kohësh ai ka marrë mjekime dhe ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik në Elbasan.

44 vjecari është shoqëruar në komisariat ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e këtij krimi mjaft të rëndë.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën