I riu dehet dhe ndryshon ligjërisht emrin në Celine Dion

Një 30-vjeçar ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Celine Dion pasi kishte pirë disa gota verë. Thomas Dodd po shikonte një koncert të këngëtares kanadeze në Youtube gjatë Krishtlindjeve, kur vendosi të marrë emrin e idhullit. I riu thotë se kishte paguar 89 paund për të marrë zyrtarisht emrin e saj, por e kuptoi se çfarë kishte bërë kur mori me postë dokumentet zyrtare.‘Më kujtohet që po shikoja koncertin e Celine Dion gjatë interpretimit të saj në Vegas. Do të doja ta dija se çfarë ndodhi, por ishte një natë e mjegullt.

Kur u ktheva nga puna të mërkurën, pashë një zarf të bardhë në dysheme që ishte plot me çertifikata zyrtare. Nuk isha i vetëdijshëm se e kisha bërë këtë veprim derisa gjeta zarfin.

Fillimisht, m’u desh të ulesha pasi nuk mund ta besoja, kështu që më pas kontrollova bankën time e cila konfirmoi gjithçka. I thashë mamasë time se mund të ishte më keq, pasi mund ta kisha ndërruar në Boris Johnson – ne jemi thjesht me fat që nuk ka ndonjë koncert live në Youtbe. Asaj i duket qesharake, ashtu dhe motrës, por desh u mbyt nga sanduiçi kur i tregova.”, u shpreh 30-vjeçari.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)