I provoi të gjitha vajzat! Ish-konkurrenti i “Për’puthen” rikthehet me gruan

Ju kujtohet një nga konkurrentët e “Përputhen 2”, i cili bëri bujë me hyrjen e tij pasi deklaroi se ishte i divorcuar dhe se ka një djalë dhe bëhet fjalë për Arsimin.

Ai gjithashtu ka pasur edhe një lidhje me Ana Lleshin, e cila kur Arsimi hyri ishte përjashtuar nga programi, por ishte pjesë e stafit të “Për’puthen” dhe punonte në prapaskenë.

“Jam rikthyer me ish-gruan time. Duhet t’i themi disa gjëra, se kur dalim në Prishtinë ose Tiranë njerëzit vazhdojnë e afrohen dhe duhet të tregohen më të matur kur e dinë që je në një lidhje. Kur u ktheva nga pushimet verore, u afruam që te ai klubi që hapa me një ortakun tim. Ajo vinte rregullisht, çdo fundjavë. Erdhi një pikë që ia nisëm me bisedu me të kaluarën, ajo e dinte se kisha ndjenja për të. Një lidhje 10-vjeçare nuk harrohet kollaj“,- tha ai gjatë një interviste.

Arsimi tha se ajo ka qenë disi xheloze për hyrjen e tij në “Për’puthen” dhe atë e ka penguar hyrja e tij. Ajo e kishte menduar negativisht pjesën e të qenurit figurë publike, por më vonë u mësua.

Arsimi është shqiptar i Maqedonisë dhe ka 3 muaj që është rikthyer me gruan e tij dhe tregoi se beson se do ta zgjerojnë familjen.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!