I pakënaqur me kontrollin e banesës së bashkëjetueses/ Arben Ahmetaj bën hapin e radhës nga arratia

Ish zv/kryeministri dhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses.

Ahmetaj ka kërkuar nga arratia shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel.

Në ankesën e bërë nga Ahmetaj kontrollet janë në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetuese, pasi nuk ka patur autorizim nga Kuvendi. Kjo sepse në njërën nga banesat jetonte edhe vetë Ahmetaj që gëzonte mandatin e deputetit.

Avokatët mbrojtjës kanë renditur katër pika pse e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave. Ahmetaj është larguar nga shteti pak muaj më parë, para se kërkesa e SPAK-ut të arrinte në Kuvendin e Shqipërisë më 7 korrik.

Faktin që Ahmetaj nuk gjendet në Shqipëri e ka konfirmuar kohë më parë dhe avokati i tij, Henrik Ligori gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve, ndërsa për mediat këtë lajm e bëri të ditur kryetari i grupit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

SPAK e akuzon ish-zëvendëskryeministrin për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim apo fshehje të pasurisë dhe kërkon autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë për arrestimin e tij.

Hetimi i prokurorisë kundër ish-zëvendëskryeministrit ka zbuluar prona dhe investime të padeklaruara të tij në 20 vjet si dhe pagesa të tërthorta të përfituara si ryshfet nga biznesmenët e incineratorëve me vlerë 491 mijë eurosh, por edhe vila në bregdet dhe apartamente në Tiranë. Ahmetaj po hetohet për gjashtë raste korrupsioni.

Arben Ahmetaj më 22 qershor 2023 ai u thirr për herë të parë në SPAK, u pyet për rreth gjashtë orë si person nën hetim.

Related posts

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…

Manastirliu në SPAK/ Vokshi zbardh detajet e bujshme: Ja shuma marramendëse e paguar nga ministrja për maskat mbrojtëse!