“I njoh pothuajse të gjithë lojtarët e Shqipërisë”, Perisic flet për TV Klan: Me Manaj kam luajtur, do të jetë një atmosferë e bukur

Ivan Perisic, lojtari i përfaqësueses kroate dha një intervistë eksluzive për Alban Xhihanin, e transmetuar drejtpërdrejtë në edicionin e lajmeve të orës 19:30 në TV Klan. Sulmuesi kroat vlerësoi Shqipërinë dhe u shpreh se njeh Manaj-n i cili në të shkuarën kanë luajtur bashkë te Inter.|

LOJTARËT E KOMBËTARES– Kam luajtur me Manaj tek Inter, i njoh të gjitha ata që kanë luajtur në Itali dhe në Angli. Është një skuadër e fortë, e re, që kanë dëshirë të bëjnë diçka të rëndësishme.

NDESHJA– Në këtë ndeshje vlen vetëm fitorja. Një skuadër nëse humbet nesër 99% ka përfunduar rrugëtimin. Duhet të hyjmë mirë në ndeshje. Duhet të bëjmë më mirë se sa ndeshja me Spanjën. Të bëjmë lojën tonë dhe të shikojmë nëse bëjmë ndonjë gjë të rëndësishme.

LOJTARI MË I RËNDËSISHËM TE SHQIPËRIA– Skuadra! Ka bërë mirë në eliminatore, keni bërë mirë si skuadër, jeni të fortë. Por dhe ne jemi Kroacia dhe të shikojmë kush do të fitojë.

TIFOZËT-Do të jetë nje atmosferë e bukur sepse e dimë që ka shumë kroatë që jetojnë në Gjermani dhe gjithashtu shumë shqiptarë.

Related posts

Skënder Gega

“Deri më datë 5 do jemi gati”, Skënder Gega për shortin me Egnatian dhe situatën te Partizani: Asgjë personale me lojtarët…

Ermal Barushi

“Ia dalim”, Ermal Barushi sfidon Vllazninë: Short i mirë, duam të fitojmë titullin kampion

Presidenti

“Le të shijojmë finalet e Final-Four”, Armand Duka përpara shortit: Dikë e lë të mërzitur, por kjo lojë e bukur kështu është…