I nervozuar pse nuk ia rriti pagën, punëtori në Angli i shkatërroi pronarit të tij veturën luksoze dhe një…

Një punëtor i nervozuar që thyen Range Rover-in e shefit të tij në vlerë prej rreth 100 mijë euro dhe një kamion të tij, është dënuar me burg.

Sipas mediave të huaja, Darren Verity, 53 vjeç, përplasi “kovën metalike” të ekskavatorit në çatinë e makinës së Thomas Crompton përpara se ta kthente vëmendjen e tij tek njësia e kabinës aty pranë në shtator të vitit 2019.

Dhe sot një gjyqtar shikoi pamjet tronditëse të kapur nga kamerat e sigurisë të cilat tregonin se si shefi i firmës së rrënimit dhe stafi tjetër po nxitonin te gërmuesi për t’u përpjekur të ndalonin Verity, në një ngjarje në West Bowling, Bradford në Angli.

Shefi i tij tha se Verity po bërtiste dhe bëri kërcënime për ‘djegien e pjesës tjetër’.

Gjykata e Bradford Crown dëgjoi se kur Verity u pyet pse kishte shkaktuar dëmin ai tha: ‘Për shkak se shoferëve të kamionëve patën rritje të pagës ndërsa unë jo’.

Verity u deklarua fajtor për akuzat e dëmit në lidhje me dy automjetet të cilat nëse do të ishin të reja do të kishin vlerë rreth 200 mijë euro.

Burimi: Telegrafi

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi