Një burrë ka pranuar se ka vrarë të dy prindërit e tij sepse ata i kërkuan që të nxirrte qenin për shëtitje. Vrasja e dyfishtë ndodhi në Bolzano të Italisë.
Peter Neumair dhe Laura Perselli u shpallën të zhdukur në fillim të vitit dhe trupi i Laurës u gjet në Lumin Adige, ndërsa trupi i bashkëshortit të saj nuk është gjetur ende.
Menjëherë pas gjetjes, në 29 janar, djali i tyre, Benno Neumair u ndalua nga policia. Tani, ai ka pranuar se i vrau prindërit e tij, pas një debati për qenin.
Sipas policisë, sherri nisi kur i ati i kërkoi djalit që të çohej nga shtrati dhe të nxirrte qenin shëtitje. 30-vjeçari u tha hetuesve se babai i kishte thënë “dështak” dhe ai kishte gjetur mënyrën që t’ia mbyllte gojën.
Pasi e kishte mbytur me një litar, të njëjtën gjë bëri edhe me nënën e tij, sapo ajo u kthye në shtëpi. Trupat e prindërve i hodhi pastaj në lumë.