“I kërkova lojtarëve të mos shpartalloheshim”/ Sedloski habit me deklaratën pas 4 golave të pësuar: Çfarë t’iu them?!

Egnatia ka mposhtur me shifrat e thella 4-0 Vllazninë në “Loro Boriçit”. Rrogozhinasit i zbehin shpresat për Europë shkodranëve, teksa tashmë shkëputen në 4 pikë prej tyre.  Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Vllaznisë Goce Sedloski foli për Oversport.

“Çfarë t’ju them! Fillimisht dua ti kërkoj ndjesë tifozëve. Është një humbje e thellë. Për të gjithë është e vështirë, për lojtarët, për trajnerin. Këtë nuk e kam përjetuar. Dua të uroj Egnatian, kanë qenë vërtetë shumë të mirë. Rezultati është ky. Të gjithëve na dhemb ky rezultat. Nuk kam çfarë të them më tej. Kur rezultati ishte 1-0 u kam thënë që vetëm të mos shpartalloheshim. Pjesa e dytë doli ashtu siç e kisha frikë. Të gjithë kemi dashur të luajmë mirë, të marrim rezutat të mirë, por përballë kishim një kundërshtar shumë të mirë”.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)