“I ke qarë me lot…”/ Luizi provon gatimin e Kiarës, reagimi i këngëtarit është EPIK! (VIDEO)

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë të jenë ende një ndër çiftet më të preferuar nga publiku që pas përfundimit të edicionit të dytë të Big Brother VIP.

E teksa dyshja tashmë kanë nisur dhe bashkëjetesën, Kiara ka nisur detyrat e saj si një ‘zonjë shtëpie’ teksa kishte gatuar darkën.

Moderatorja ndau për ndjekësit proçesin e gatimit ndërsa një prej ndjekësve të saj i kishte kërkuar që të filmonte reagimin e  Luizit kur të provonte gjellën e gatuar nga ajo.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe me këngëtarin i cili bëri një reagim epik teksa e provonte ushqimin, gjë që shkaktoi shumë të qeshura.

“Kur i ke gatuar i ke qarë me lot dhe loti ka kripë”- dëgjohet të thotë me humor Luizi.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!