“I ka kapur telefonin, i pa video me të dashurën”/ Vëllai i Alma Arrazit tregon bisedën e fundit me të motrën

Shkëlzen Bushati, vëllai i Alma Arrazit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku 39-vjeçarja u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna së bashku me tre fëmijët e saj.

Ai ka treguar detaje sa i përket konflikteve mes çiftit, fundi i të cilave konkludoi në një tragjedi.

“Për herë të fundit me Almën kam folur në datën 1, që më ka uruar për diçka dhe nuk kam folur më.

E pyeta si je si po shkojnë punët, kaq. Mora vesh që ky kishte një lidhje, ne e dinim dhe për këtë arsye ka debatuar motra.

Ndenji pak kohë tek ne, komunikoi sërish me bashkëshortin sepse ai i tha dua që të rri me ju. Ajo u kthye por ai nisi sërish, kunati e ka tradhtuar motrën me të njëjtën vajzë.

Unë vetë nuk e njoh, nuk di nëse motra e njihte. Thjeshtë më kishte thënë që dyshonte për një vajzë, motra i ka kapur telefonin, i ka pasur edhe video.

Alma me Ergysin kanë 10-12 vite të martuar, janë marrë me dashuri jo me shkuesi”, tha ai në një lidhje direkt  në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën