Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Julia Ilirjani, e ftuar në “Ftesë në 5” tregoi arsyen përse u largua nga Shqipëria. Sipas saj, bullizimi që po i bëhej vajzës, që madje kishte tentuar të vriste veten, e detyroi të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “I gjeta shenja në të dyja krahët”, rrëfeu ajo, duke treguar se vajza bullizohej nga vajza e një kolegut të saj, që sot është në politikë.
Më vjen keq që janë kaq indiferentë. Shpresoj që gjërat të kenë ndryshuar tani. Atëherë, u detyrova të ikja. Ti provon goditje nga njerëz që nuk e ke menduar. Bën pyetjen përse njerëzit duhet të sillen kështu ndaj njëri-tjetrit. Kisha dhe probleme me shëndetin.
Aktorja, Julia Ilirjani foli edhe për planet për të qëndruar në shqipëri.
Me shpirt, me zemër, jam e rikthyer. Do duhet pak kohë, por mendoj se po, Julia është në Shqipëri.
Është ndarë nga jeta babai i banores së “BBVIP”, Sara Gjordeni. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë ajo me anë të një postimi në rrjete sociale ku shkruan… (KLIKO LINKUN PËR TË PARË POSTIMIN E SARA GJORDENIT)