“I gatshëm të kandidoj për Bashkinë Tiranë”/ Ish deputeti i njohur i PD-së e konfirmon dhe jep lajmin: Ma ka kërkuar baza prej kohësh

Gert Bogdani

Ish-deputeti demokrat Gert Bogdani thotë se është i gatshëm që të kandidojë për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bogdani u shpreh se kjo është një gjë që ia kanë kërkuar prej kohësh baza dhe qytetarët e Tiranës.

“Asnjëherë s’i kam bërë bisht sfidave, dhe sidomos në këtë rast që është sfidë e rëndësishme. Prej kohësh ma ka kërkuar baza, qytetarët e Tiranës se ka ardhur koha për një ndryshim në Tiranë. Këta që firmosin lejet e ndërtimit nuk e shohin jetën në Tiranë”, tha Bogdani.

Related posts

leje legalizimi

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

Asllan Dogjani

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…

ish presidenti Ilir Meta

Ish-Presidenti kërkoi lirinë nga burgu! Shtyhet seanca për Ilir Metën, ja DATA